Ismaili: Furnizimi me ngrohje për qytetarët ka nisur pa probleme!

Drejtori i ndërmarrjes publike EMV–Furnizim me Ngrohje, Ali Ismaili ka folur për zhvillimet e fundit në këtë ndërmarrje në emisionin Ritmi i Ditës në RTVM 2.
“Sezoni i ngrohjes po ecën me ritmin e paraparë. Kemi filluar prej 1 tetorit, shkaku i temperaturave të ulëta në atë muaj. Kishim ca probleme në fillim. Mirëpo, prej fillimisht zyrtar, dmth prej 15 tetorit ku vetëm e kemi të obliguar furnizimin me energji termike, filluam pa probleme. Vazhdon të jetë ashtu. Furnizimi është i qëndrueshëm, është stabil. Qytetarët në përgjithësi janë të kënaqur. Sezoni vazhdon deri me 15 prill. Nëse kushtet klimatike janë më të ftohta, dmth temperaturat bien, mund të ndryshohet dhe të vazhdohet deri me 1 maj”, deklaroi Ismaili.



