Islami: Drejt një komune më të pastër me investime konkrete

Kryetari i komunës së Dollnenit, Blerim Islami ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga ministri i Ekologjisë, Muhamed Hoxha, ku pjesëmarrës ka qenë edhe kryeministri Mickoski, ku u bë promovimi për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pelagonisë.
“Për një komunë më të pastër që i’a VLEN! Sot së bashku me drejtorin e Ndërmarjes Publike Dollnen z. Xhemaludin Xhaferoski ishim pjesë në takim me kryetarë të komunave me ftesë të Ministrit të Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Muhamed Hoxha dhe pjestarë të lartë qeveritar së bashku me Kryeministrin z. Mickoski nga ku edhe u bë promovimi për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e pelagonisë. Gjithashtu në komunën e Dollnenit është paraparë edhe mjete (3- kamionë), duke u përkushtuar vazhdimisht për pastrim dhe menaxhim modern të mbeturinave. Vazhdojmë me punë dhe përkushtim të plotë!”, ka shkruar Islami

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button