Ish-zv/kryeministri Angjushev në Listën e Zezë të SHBA-së

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur sot ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev si person të padëshiruar në SHBA për, siç thuhet në njoftim, pjesëmarrjen e tij në korrupsion të theksuar.

Departamenti i Shtetit thotë se pasi zëvendëskryeministri Angjushev ka keqpërdorur pozitën e tij për të mirën e interesave të tij private të biznesit, duke minuar besimin e opinionit në institucionet qeveritare. Angjushev ishte zëvendëskryeministër për çështje ekonomike nga 1 qershori 2017 deri më 3 janar 2020, në qeverinë e Zoran Zaev.

“Lëvizja e sotme tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu ndaloi gruan e tij Elisabeta dhe fëmijët Angel dhe Ognen të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Sergej Samsonenko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ramiz Merko janë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit./Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button