Ish- presidentja Vjosa Osmani takohet me qytetarë edhe në Gjilan

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon angazhimin e saj publik edhe pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar në krye të shtetit, duke realizuar vizita nëpër komuna të ndryshme të vendit.
Kësaj radhe, ajo qëndroi në Gjilan, ku u takua nga afër me qytetarët dhe dëgjoi shqetësimet e tyre.
Gjatë kësaj vizite, Osmani zhvilloi bashkëbisedime të drejtpërdrejta me banorët e Gjilanit, të cilët shprehën interes për çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen.
Ish-presidentja theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët, duke e cilësuar atë si bazë për ndërtimin e politikave më të drejta dhe më efektive.
