Ish-presidentja e Irlandës: SHBA-ja, bashkëfajtorja më e madhe në gjenocidin në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump duhet të kuptojë se vendi i tij është më bashkëfajtori në gjenocidin në Gaza, tha Mary Robinson, ish-presidente e Irlandës dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Ajo vizitoi të hënën anën egjiptiane të pikëkalimit kufitar të Rafahut si pjesë e një delegacioni nga grupi The Elders i liderëve botërorë, i themeluar nga ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në vitin 2007.
Në intervistën për Al Jazeera Arabic, Robinson theksoi edhe këto pika:
-
Mijëra kamionë po pengohen të hyjnë në Gaza me justifikime të papranueshme dhe jologjike.
-
Realiteti që kemi parë është se në Gaza po zhvillohen uri dhe gjenocid.
-
Ne duam të mobilizojmë përpjekjet e vendeve anembanë botës që të bëjnë gjithçka të mundur për të ndalur gjenocidin në Gaza.
-
Përkujtoj gazetarin e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, dhe shokët e tij, të cilët u vranë para se të arrinim në pikëkalimin e Rafahut.