Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes: Qeveria po i nxit ushtarët të kryejnë krime lufte në Gaza

Gazeta hebraike Yedioth Ahronoth përcjell deklaratën e ish-ministrit izraelit të mbrojtjes, Moshe Ya’alon, i cili thotë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm po i shtyn ushtarët të bëhen kriminelë lufte.

Ya’alon shtoi se gabon kushdo që mendon se presioni ushtarak do t’i shpëtojë robërit izraelitë në Gaza, dhe konfirmoi se qeveria po i nxit ushtarët të kryejnë krime lufte në Gaza.

Deklaratat ekstremiste të Ben Gvirit dhe Smotrichit për zhvendosjen me forcë të banorëve të Gazës, ai i quajti spastrim etnik.

Ai shtoi se Netanjahu ka hequr dorë nga robërit izraelitë dhe se synimi i tij i vetëm është ruajtja e pushtetit të tij.

Ish-ministri i mbrojtjes Ya’alon theksoi gjithashtu se ka përpjekje për ta zgjatur luftën, sepse përfundimi i saj do të nënkuptonte rrëzimin e qeverisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button