Ish-kryetarit të Malishevës i caktohet paraburgim në Hagë

Dhomat e Specializuara për krime lufte në Kosovë (DHSK), e njohur si Gjykata Speciale me seli në Hagë, kanë urdhëruar mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se gjykatësi Nikola Giju ka urdhëruar mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Kilajt, pas shqyrtimit të rastit.
“Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së dhe se për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme”, thuhet në njoftim.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi se ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, nën dyshimin për pengimin e drejtësisë, më 3 nëntor.
Në një njoftim për media, ZPS-ja tha se Kilaj u arrestua sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.
Arrestimi i tij erdhi një ditë pasi ZPS-ja njoftoi se po kryente operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.



