Ish-funksionari i BDI-së Xhelal Bajrami zgjidhet kryetar i Komisionit për parregullsi zgjedhore

Prokuroria Publike riaktivizoi sot Komisionin për monitorimin e parregullsive të mundshme lidhur me zgjedhjet dhe krimet e tjera që do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Kryetar i Komisionit është zgjedhur prokurori publik Xhelal Bajrami.

Komisioni i përkohshëm përfshin një prokuror publik nga katër prokuroritë më të larta publike dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje opinionit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë atyre që besojnë se në ndonjë procedurë kanë indikacione për kryerjen e veprës penale lidhur me organizatën dhe zbatimin e zgjedhjeve, të dorëzojë parashtresë/raport në Komision në adresën elektronike – izbori@jorm.mk.

Para se të bëhet prokuror, Xhelal Bajrami ka qenë funksionar shumëvjeçar i BDI-së, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale dhe zv/ministër i brendshëm.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button