Iseni: Krenar të ndaj vizionin me ideologun dr. Zeqirija Ibrahimi

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarin e Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, si dhe me sekretarin organizativ të kësaj partie, Bashkim Murtezi.
Në këtë takim, drejtori Iseni vlerësoi rolin historik dhe ideologjik të dr. Ibrahimit, duke e cilësuar si kontribuues të madh në arritjet kombëtare dhe fetare të shqiptarëve. Po ashtu, ai përgëzoi angazhimin e Bashkim Murtezit në drejtim të fuqizimit të përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në institucionet publike.
“Pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Alternativës, ideologun dhe meritorin e shumë arritjeve historike të kombit dhe fesë sonë, dr. Zeqirija Ibrahimi, si dhe sekretarin organizativ, z. Bashkim Murtezi, i cili me përkushtim po punon që shqiptarët të jenë të përfaqësuar me dinjitet dhe krenari,” deklaroi Iseni.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, me fokus në bashkëpunimin institucional dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.