Iseni: Dje ka përfunduar instalimi i agregatëve në poliklinikat në Gjorçe Petrov dhe Idadija

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Samir Iseni njoftoi se instalimi i agregatëve në poliklinikat në Gjorçe Petrov dhe Idadija, ka përfunduar dje.
Njoftimi i plotë i Isenit:
Dje ka përfunduar instalimi i agregatëve në poliklinikat në Gjorçe Petrov dhe Idadija.
Ky është një hap i rëndësishëm për mirëmbajtjen e gjitha aparaturave që i kemi në këto poliklinika, në veçanti edhe aparatin për rrezatim magnetik, në rast se objektet ngelen pa rrymë.
Instalimi i agregatëve do të bëhet edhe në poliklinikat tjera të Shtëpisë së Shëndetit, ndërsa projekte të tilla në shërbim të Shtëpisë së Shëndetit dhe qytetarëve tonë do vazhdojnë edhe më tutje.