Iranianët votojnë në zgjedhjet presidenciale pas vdekjes së Ebrahim Raisit

Iranianët votuan të premten për të zgjedhur presidentin e ri pas vdekjes së Ebraim Raisit, nga rrëzimi i helikopterit me të cilin ai udhëtonte. Iranianët duhet të zgjedhin mes 4 kandidatëve të cilët janë besnik ndaj udhëheqësit suprem në një kohë që zemërimi publik është shtuar dhe po ashtu edhe trysnia perëndimore.

 

Zgjedhjet nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim të madh në politikat e Republikës Islamike të Iranit, por rezultati mund të ketë ndikim në zgjedhjen e pasardhësit të Ayatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem 85 vjeçar të Iranit, në pushtet që nga viti 1989.

Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje në përpjekje për të zbehur krizën e nxitur nga pakënaqësia e opinionit publik mbi ekonominë si edhe goditja ndaj lirisë sociale dhe politike.

“Forca, dinjitieti, reputacioni i Republikës Islamike varet nga pjesëmarrja e njerëzve”, i tha ai pas votimit televizionit shtetëror iranian. “Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është domosdoshmëri”, shtoi ai.

Zgjedhjet mund të ndikojnë politikën e jashtme dhe të brendshme të Iranit. Një trup mbikqyrëse e përbërë nga 6 klerikë dhe 6 juristë të rreshtuar në krah të Khameneit vlerësuan kandidatët dhe miratuan vetëm 6 nga 80. Dy kandidatë të vijës së ashpër vendosën të mos merrnin pjesë në garë./VOA

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button