Irani thotë se po heton 20 persona të arrestuar për lidhje të dyshuara me Izraelin

Gjykata e Iranit ka bërë të ditur se po heton rastet e 20 personave të arrestuar për lidhje të dyshuara me Izraelin, pas luftës 12-ditore mes dy vendeve.

Në fund të muajit të kaluar, agjencia iraniane e inteligjencës njoftoi se kishte identifikuar dhe arrestuar “20 spiunë, agjentë operativë dhe mbështetës të Mossad-it, si dhe elementë të lidhur me oficerë të inteligjencës së regjimit në Teheran” dhe në disa provinca të tjera.

Në mes të qershorit, Izraeli ndërmori një fushatë bombardimesh të paprecedentë kundër Iranit, duke shkaktuar një luftë gjatë së cilës Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë. Ofensiva izraelite vrau komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe qindra persona të tjerë, duke goditur si objektiva ushtarake e bërthamore, ashtu edhe zona banimi.

Irani ka premtuar gjykime të shpejta për të arrestuarit nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin.

Të mërkurën, autoritetet iraniane ekzekutuan me varje Roozbeh Vadi, i dënuar për spiunazh për Izraelin, pasi kishte transmetuar informacion mbi objektet bërthamore dhe shkencëtarët iranianë. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button