Irani sulmon bazën amerikano-britanike, një nga më të rëndësishmet në botë

Irani ka lëshuar dy raketa ballistike ndaj bazës ushtarake “Diego Garcia”, një bazë ushtarake amerikano-britanike e vendosur në oqeanin Indian. Ky sulm mund të shënojë një shkallë të re të luftës, pasi kjo bazë është rreth katër mijë kilometra larg bregut iranian. Sulmi ka dështuar. Sipas zyrtarëve amerikanë, raketa e parë ka pësuar një defekt gjatë fluturimit dhe ka rënë në det, ndërsa e dyta është rrëzuar nga një anije luftarake amerikane duke përdorur sistemin SM-3 para se të arrinte objektivin.

Baza e “Diego Garcias” ndodhet në një ishull të izoluar të arkipelagut të Chagos dhe është një nga bazat ushtarake më të rëndësishme në botë. Bombarduesit që mund të mbajnë armë bërthamore ndodhen ndonjëherë aty. Është interesante që pikërisht të premten, Mbretëria e Bashkuar ia kaloi këtë bazë, së bashku me bazën Fairford në Angli, Shteteve të Bashkuara për t’i përdorur për “operacione specifike mbrojtëse kundër Iranit”, shkruan “Times of India”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button