Irani: Pas sulmit të Izraelit identifikohet ndotje bërthamore brenda kompleksit bërthamor Natanz

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi tha se pas sulmit të Izraelit ndaj kompleksit bërthamor Natanz në qytetin Isfahan të Iranit, është identifikuar ndotje bërthamore brenda objektit, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Kamalvandi dha informacione në lidhje me gjendjen aktuale të komplekseve bërthamore të vendit.

Ai theksoi se Izraeli e ka goditur kompleksin Natanz disa herë me raketa për të arritur në thellësitë e tokës. “U identifikua një sasi ndotjeje (kontaminimi) brenda kompleksit, por kjo ndotje nuk është përhapur jashtë objektit”, tha Kamalvandi.

Sipas tij, kontaminimi bërthamor në fjalë nuk është shqetësues.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button