Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Garda Rwvolucionare e Iranit ka njoftuar ndalimin e menjëhershëm të të gjitha lëvizjeve detare në Strait of Hormuz, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit.
Sipas një transmetimi të interceptuar nga Marina e Gardës Revolucionare, thuhet:
“Këtu është Marina e IRGC-së, Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Me efekt të menjëhershëm, e gjithë lundrimi përmes Ngushticës së Hormuzit është i ndaluar. Asnjë anije e asnjë lloji nuk lejohet të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit deri në një njoftim të dytë. Këtu Marina e IRGC-së. Fund.”
Vendimi për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit konsiderohet një përshkallëzim serioz, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me energji. Çdo ndërprerje e trafikut në këtë pikë kyçe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe në sigurinë rajonale.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet ndërkombëtare lidhur me këtë njoftim, ndërsa situata mbetet në zhvillim.



