Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se Republika Islamike është gati të vazhdojë sulmet me raketa “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke iu përgjigjur kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte deklaruar se lufta “do të përfundojë së shpejti”.
Araghchi theksoi në një intervistë për PBS se kjo është përgjigjja e Iranit ndaj operacioneve të SHBA-së dhe Izraelit, në ditën e 11-të të konfliktit. Ai nënvizoi se Irani nuk ka ndërmend të ndalojë sulmet deri në përmbushjen e qëllimeve të tij.



