Irani: 240 fëmijë të vrarë në vend që nga fillimi i luftës

Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha sot se në sulmet nga “armiq agresorë” janë plagosur më shumë se 18 mijë persona, përfshirë fëmijë, sipas shifrave zyrtare të publikuara deri më 15 mars, transmeton Anadolu.
Ministria tha se 18.254 nga të plagosurit janë trajtuar dhe janë liruar nga spitali ndërsa 1.070 mbeten të shtruar në spital. Ajo shtoi se 735 operacione kirurgjikale janë kryer ndaj të plagosurve.
Ministria raportoi 204 viktima nën moshën 18-vjeç, përfshirë 13 fëmijë nën 5-vjeç. Ndërsa ka theksuar se 1.275 nga të plagosurit janë nën 18-vjeç, përfshirë 45 fëmijë më të vegjël se 2-vjeç.
Shifrat tregojnë gjithashtu se 226 nga të vrarët dhe 3.002 nga të plagosurit janë gra, tha ministria.
Armiqësitë në rajon janë përshkallëzuar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 persona, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa ka prishur tregjet dhe aviacionin global.



