Investimet direkte të Kinës jashtë vendit u rritën me 10.6 për qind

Investimet direkte të Kinës jashtë vendit (ODI) u rritën me 10.6 për qind në 10 muajt e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria kineze e Tregtisë, investimet direkte të kompanive kineze jashtë vendit arritën në 115,83 miliardë dollarë në periudhën janar-tetor 2024.

Në 10 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga investimet e huaja janë rritur me 2 për qind në bazë vjetore dhe vlera e kontratave të reja të investimeve të nënshkruara është rritur me 15.3 për qind.

Gjatë kësaj periudhe, investimet e realizuara në vendet në kuadër të iniciativës “Brez dhe Rrugë” u rritën me 3 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 26,65 miliardë dollarë dhe përbëjnë 23 për qind të totalit të investimeve.

Iniciativa “Brez dhe Rrugë”, e cila u lançua në vitin 2013 me synimin për të rigjallëruar tregtinë Lindje-Perëndim përgjatë rrugës historike të “Rrugës së Mëndafshit”, ka rritur investimet e huaja të Kinës me infrastrukturë, transport, komunikim dhe projekte të tjera në një gjeografi që mbulon dy të tretat e popullsisë së botës në 10 vitet e fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button