Inter mposht Atletico Madridin në ndeshjen e parë, PSV barazon me Dortmundin

Mbrëmje emocionuese në “San Siro”, Interi triumfon ndaj Altetiko Madridit, me rezultatin 1-0 në sfidën e vendosur nga goli i Marko Arnautoviç në minutën e 79-të.
“Ziklatërit” dikuan ritmin e sfidës së luajtur në “San Siro”, duke krijuar raste të shumta për të shënuar në pjesën e parë, ndonëse fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 79’ kur Arnautovic, i cili kishte tentuar për raste të shumta, që të gjente rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Inzagit.
Teksa për sa i përket kualifikimit, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.
PSV Eindhoven dhe Borusia Dortmund e kanë mbyllur në barazimin 1-1 ndeshjen e parë mes tyre në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.
Në një sfidë shumë të luftuar mes dy skuadrave, kanë qenë holandezët vendas ata që kanë kërkuar më shumë golin, duke rrezikuar portën e miqve. Por ishte holandezi Malen ai i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij në pjesën e parë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Në të dytën, një penallti e shkaktuar nga Humels solli barazimin nga pika e bardhë te Luk De Jong dhe me këto shifra u mbyll e gjithë ndeshja, duke lënë të hapur kualifikimin për duelin e kthimit.



