Institucionet shëndetësore do të punojnë në vazhdimësi dhe pa ndërprerje gjatë takimit ministror të OSBE-së

Institucionet shëndetësore do të punojnë në vazhdimësi dhe pa ndërprerje gjatë takimit ministror të OSBE-së në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë informoi se vendimi që datat 29 dhe 30 nëntor të jenë ditë jo pune për të gjtihë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në Shkup për shkak të mbajtjes së këshillit të 30-të ministror të OSBE-së nuk vlen për të punësuarit në institucionet shëndetësore.

“Kujdesi shëndetësor do të ofrohet vazhdimisht dhe pa ndërprerje për të gjithë pacientët si deri më tani, ndërsa e njejta nuk do të ndikojë në disponueshmërinë e mbrojtjes shëndetësore të popullsisë. Për shkak të mbajtjes së këtij takimi ministror të rëndësishëm, institucionet shëndetësore obligohen që këto ditë të sigurojnë ekipe kujdestare shëndetësore dhe personel tjetër mjekësor me hapësira dhe pajisje të nevojshme për dhënien e ndihmës mjekësore, gjegjësisht të jenë në gjendje gatishmërie me kapacitetet e tyre”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria theksojnë se personat juridik me veprimtari të mbrojtjes shëndetësore të vendosur në Shkup, është e nevojshme që masën e ndihmë urgjente mjekësore ta kryejnë në pajtim me procedurat operative standarde të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Takimi i tridhjetë ministror i OSBE-së 24 orë do të mbulohet me praninë e ekipeve të Ndihmës urgjente mjekësore”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button