Inspektorët në terren! Kontrolle të çmimeve nga “Shporta e Vitit të Ri”
Ekipe të Inspektoratit të tregut janë në terren dhe po kryejnë mbikëqyrje të çmimeve të produkteve nga aksioni “Shporta e Vitit të Ri”.
Monitoringu i çmimeve kryhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Ligjit për tregti, përkatësisht po shikohen çmimet e tanishme të produkteve që i përmban lista e Shportës së Vitit të Ri së bashku me çmimet më të ulëta të produkteve të njëjta që janë zbatuar në 30 ditët e fundit.
Siç informoi ISHT, qëllimi i mbikëqyrjes është që të vërtetohet nëse pas fillimit të këtij aksioni, tregtarët do të respektojnë nismën e dhënë për uljen aksionare të çmimeve prej 10% ose më shumë për produktet ushqimore që më së shumti shiten gjatë festave të fundvitit.