Inspektorë nga Dogana sekuestrojnë pistoletë dhe municion nga një udhëtarë në VK Bllacë

Është sekuestruar pistoletë dhe municion të cilët janë zbuluar nga ekipi mobil i Sektorit të kontrollit dhe hetimeve gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Bllacë, informuan sot nga Drejtoria doganore.

Pistoleta CZ Shadow 2 dhe një kornizë me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është lëshuar kallëzim penal.

Nga Drejtoria doganore theksojnë se Sektori për kontroll dhe hetim në vazhdimësi zbaton masat për parandalimin e armëve, pjesëve të tyre dhe municioneve. Në këtë drejtim, shtojnë ata, është miratuar Strategjia dhe Plani aksionar për vitin 2023-2024, në kuadër të së cilës zbatohen masat dhe aktivitetet, synimi i të cilëve është parandalimi efektiv, identifikimi, monitorimi dhe shkatërrimi i trafikimit të paligjshëm të armëve dhe përmes kontrolleve më të mëdha, monitorimi i situatës, kryerja e hetimeve financiare, sigurimi i provave dhe ndërmarrja e masave të posaçme me qëllim shkatërrimi i kriminalitetit lidhur me armët e zjarrit. rq/

Foto: Drejtoria doganore

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button