Inspektorati i Tregut: Çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind

Nga monitorimi te tregtarët me pakicë (marketet), është konstatuar se çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind, por janë shtuar rreth 30 produkte të reja (qumësht dhe produkte qumështi, mish dhe produkte mishi, vaj dhe vezë) ku është vërejtur ulje prej 10 për qind deri në 20 për qind, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Nga aty shtojnë se prej dje inspektorati i tregut është në terren në të gjithë Maqedoninë dhe po kryen kontrolle tek furnitorët, prodhuesit dhe marketet.

“Monitorimi i çmimeve kryhet për produktet që janë pjesë e shportës së Vitit të Ri, por edhe për disa produkte ushqimore bazë që nuk janë pjesë e shportës”, njoftuan nga ISHT-ja.

Në muajin nëntor, siç thuhet në njoftim pati rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, por me nisjen e aksionit “Shporta e Vitit të Ri” u arrit stabilizimi dhe ulja e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button