Inflacioni në RMV në rritje

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut po shënon rritje krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë prej 0.9%.
Rritja i referohet rritjes më të madhe të çmimeve të shitjes me pakicë. Këtu rritja është 5 për qind.
Në një vit, rritja më e madhe e çmimeve ishte për frutat me 22 për qind, e ndjekur nga sheqeri, çokollata, mjalti, perimet, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat.
Një rritje prej 5.6 për qind ka edhe çmimi për alkoolin dhe duhanin, veshjet dhe këpucët, mobiljet, sendet shtëpiake dhe shërbimet shëndetësore.
Transporti u shtrenjtua me 10.3 për qind, shërbimet e restoranteve dhe hoteleve me 8.5 për qind.
Sipas institucioneve kompetente, çmimet në periudhën e ardhshme do të jenë të qëndrueshme pa lëvizje të mëdha, por paralajmërojnë se ende ka rreziqe që lidhen me inflacionin për shkak të zhvillimeve globale.
Ndryshe nga këtu, çmimet në vendet evropiane reagojnë shumë më shpejt ndaj ndryshimeve dhe janë më afër situatës reale.



