Industria automobilistike e Gjermanisë pret të rrisë çmimet për të mbuluar tarifat e SHBA-së

ZF (kompania globale teknologjike që furnizon produkte dhe sisteme të avancuara të lëvizshmërisë për makinat e pasagjerëve, automjetet komerciale dhe teknologjinë industriale) e Gjermanisë, një furnizues i madh i automjeteve që eksporton nga Meksika në SHBA, thotë se pret të kalojë të paktën disa nga kostot e tarifave të vendosura nga Trump për importet nga Meksika tek konsumatorët përmes çmimeve më të larta.
“Askush në zinxhirin e furnizimit nuk mund ta përballojë këtë rritje të kostove,” tha një zëdhënës për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se bisedimet me klientët amerikanë po vazhdojnë për mënyrat e zvogëlimit të ndikimit. /Al Jazeera/