Indonezia goditet nga dy tërmete të fuqishme

Dy tërmete të fuqishme goditën Detin Banda pranë Indonezisë të mërkurën, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, dy tërmete me magnitudë 6.9 dhe 7 ballë u regjistruan në Detin Banda, rreth 370 kilometra në juglindje të Ambonit në provincën indoneziane Maluku.

Tërmeti me magnitudë 7 ballë u regjistrua rreth orës 07:53 sipas kohës lokale ndërsa lëkundja e parë u ndje pak më herët rreth orës 07:52.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 10 kilometra.

Deti Banda është një nga katër detet që rrethojnë ishujt Maluku të Indonezisë dhe e cila lidhet me Oqeanin Paqësor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button