Indonezi, rritet në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut

Autoritetet indoneziane thanë se kanë gjetur 11 trupa të tjerë nga zona e rrëshqitjes masive të dheut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 23, ndërsa 35 janë ende të zhdukur, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Sipas medias lokale Sinar Harapan, kërkimi për personat e zhdukur po vazhdon në një minierë tradicionale ari në rrethin e largët Bone Bolango në provincën Gorontalo.

Deri më tani, 58 persona janë evakuuar në vende të sigurta, ndërsa 73 të tjerë të lënduar janë dërguar në spitalet lokale, tha Agjencia Kombëtare SAR, duke shtuar se ka ende 35 persona të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po përballen me disa pengesa, duke përfshirë ndryshimin e kushteve të motit, të cilat kanë ndërprerë hyrjen në zonë.

Disa ura që çojnë në zonë janë rrëmbyer gjithashtu nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet. Megjithatë, helikopterë janë dërguar për të zhvendosur trupat dhe të lënduarit, pasi zona është e paarritshme nga mjetet motorike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button