Indonezi, fillon festivali i fenerëve “Waisak 2025”

Si pjesë e Festivalit të Fenerëve “Waisak 2025”, pjesëmarrësit ndezën fenerë në kompleksin Taman Wisata Candi (TWC Borobudur) Marga Utama në qytetin Magelang, në provincën indoneziane Java Qendrore, raporton Anadolu.
Si pjesë e festimeve të Tre Ditëve të Shenjta të Waisak-ut të mbajtura në tempullin Borobudur, u lëshuan në qiell 2.569 fenerë që simbolizonin dëshirat dhe lutjet.
Aktivitetet e “Ditës së Waisak-ut”, e cila konsiderohet festë kombëtare për të përkujtuar lindjen, iluminizmin dhe vdekjen e Siddhartha Gautama-s dhe festohen me entuziazëm në tempujt kryesorë, po zhvillohen në Indonezi.
Budistët indonezianë u mblodhën në parkun Triberica në kryeqytetin Xhakarta për të festuar “Ditën e Waisak-ut”, dita më e shenjtë në Budizëm.