India u kërkon qytetarëve të saj në Pakistan të kthehen në shtëpi “sa më parë”

India u kërkoi sot qytetarëve të saj që gjenden për vizitë në Pakistanin të kthehen në shtëpi “sa më parë”, një ditë pasi ajo pezulloi në mënyrë të njëanshme një pakt dypalësh për ndarjen e ujit me fqinjin e saj perëndimor, Traktatin e Ujërave të Indusit, transmeton Anadolu.

Vendi gjithashtu u kërkoi shtetasve indianë të shmangin udhëtimin në Pakistan, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme.

Ministria njoftoi gjithashtu pezullimin e shërbimeve të vizave për qytetarët pakistanezë. Më parë, ajo kishte pezulluar vizat për qytetarët pakistanezë nën kornizën e Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal.

Masat e fundit të inicuara nga New Delhi vijnë pas një sulmi ndaj turistëve në rajonin e kontestuar të Kashmirit, i cili la 26 të vdekur.

Pakistani është kundërpërgjigjur me masat e veta, duke përfshirë pezullimin e gjithë tregtisë dhe mbylljen e rrugëve tokësore dhe të hapësirës ajrore për avionët indianë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button