Indi, të paktën 9 të vdekur gjatë ceremonisë fetare në tempullin hindu

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën të shtunën në një rrëmujë masive gjatë një ceremonie fetare në shtetin Andhra Pradesh në Indinë jugore, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Ngjarja ka ndodhur teksa mijëra besimtarë ishin mbledhur për një ritual në Tempullin Venkateswara në Kashibugga, në rrethin Srikakulam të shtetit, ku një lëvizje e vrullshme e papritur e turmës ka shkaktuar tragjedinë.

Chandrababu Naidu, kryeministri i Andhra Pradesh, shkroi në platformën amerikane X se rrëmuja ndodhi gjatë ceremonisë në tempull dhe shprehu dhimbje për viktimat.

“Vdekja e besimtarëve në këtë ngjarje tragjike është jashtëzakonisht pikëlluese. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e të ndjerëve”, tha ai.

Abdul Nazeer, guvernatori i shtetit, konfirmoi numrin e viktimave, duke thënë se incidenti ndodhi për shkak të turmës së madhe të pelegrinëve.

Ndërkaq, Naidu tha se ka “urdhëruar zyrtarët të ofrojnë trajtim të shpejtë dhe të duhur për të lënduarit”.

“Kam kërkuar nga zyrtarët lokalë dhe përfaqësuesit publikë të vizitojnë vendin e ngjarjes dhe të mbikëqyrin masat e ndihmës”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button