Indi, 37 fëmijë mes dhjetëra të mbyturve gjatë festivalit hindu

Të paktën 43 persona, duke përfshirë 37 fëmijë, janë mbytur gjatë një festivali hindu në shtetin lindor Bihar të Indisë, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘PTI’, incidentet kanë ndodhur në 15 rrethe të ndryshme dhe tre persona janë akoma të zhdukur.

Festivali Jivitputrika u mbajt gjatë ditës së djeshme.

“Gjithsej 43 trupa janë gjetur deri më tani. Operacioni i mëtejshëm i kërkimit është në vazhdim”, tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive.

Gjatë festivalit, gratë hindu agjërojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre dhe së bashku me fëmijët bëjnë zhytje të shenjta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button