Indi, 20 të vdekur pasi autobusi përfshihet nga flakët

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 të tjerë janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh shpërtheu në autostradën Jaisalmer-Jodhpur në shtetin perëndimor indian të Rajasthanit.

Autobus që transportonte 57 pasagjerë u përfshi papritur nga flakët ndërsa udhëtonte.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht kishte tym që vinte nga pjesa e pasme e automjetit. Shoferi e ndaloi autobusin në anë të rrugës, por brenda pak minutash i gjithë autobusi u përfshi nga flakët.

Të plagosurit janë shtruar në spitale. Numri i të vdekurve është 20 dhe kërkohet testi i ADN-së për të identifikuar disa prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, shkaku i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button