Incident në avion, tifozët sllovak arrestohen në Aeroportin e Shkupit

Më 10.12.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup, nga shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar -Shkup dhe nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri është denoncuar se në një aeroplan që ka mbërritur nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë pjesë e një grupi tifozësh, gjatë fluturimit dhe pas aterimit nuk i kanë respektuar rregulltat, kanë treguar sjellje agresive dhe i kanë shqetësuar pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.
Nëpunësit policorë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndërmarrjes së masave e arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 personave të tjerë, po ashtu, nga Sllovakia, nuk u ishte lejuar hyrja në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj L.T.do të ngrihet kallëzim përkatës.



