Incident i armatosur në Haraçinë, një i vrarë dhe një i plagosur
Një person ka përfunduar i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga incident me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit.
të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
“Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik”, thanë për MIA-n nga Qendra Emergjente.
Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç.
“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë”, theksojnë nga Qendra Emergjente.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqaruan se dy persona kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje.
“Me datë 01.11.2024, rreth orës 19:00, nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza” në SPB Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët kanë qenë në një veturë Audi”, thojnë nga MPB.
Arsyet ende nuk dihen ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit.