Imerlije Saliu përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Kosovë
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, si Kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës realizuam takim me Grupin e Miqësisë së Kuvendit të Kosovës bashkë me kolegun Toni Jarevski, anëtar i Grupit nga Kuvendi I RMV dhe z. Avni Dehari, znj. Vlora Dumoshi dhe z. Salih Zuba nga Grupi Parlamentar i Republikës së Kosovës, ka njoftuar deputetja e Alternativës Imërlije Saliu.
“Falenderova për pritjen e përzemërt dhe takimin konstruktiv me Republikës së Kosovës poashtu theksova rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet parlamenteve në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivelin e Grupeve për Bashkëpunim.
Biseduam për raportet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe fqinjësin e mirë si dhe problematikat me të cilat përballen R.Kosovës dhe Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Saliu.