Imërlije Saliu: Kënaqësi të pres në takim studentët e Universitetit të Prishtinës dhe UEJL-së

Një grup studentës nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i UEJL-së kanë vizituar Kuvendin dhe pas takimit me kryeparalemntarin Gashi, kanë shkëmbyer biseda edhe me deputetët. Imërlije Saliu deputete e VLEN-it ka shprehur kënaqësinë që ka pritur në Kuvend studentët.
Ja postimi i deputetes Saliu në Facebook:
Ishte kënaqësi e veçantë që si Deputete e Kuvendit të RMV bashkë me kolegët e opozitës të pres në takim grupin e studentëve dhe profesorëve nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Europës Juglindore.
Ky takim ishte një mundësi e çmuar për të ndarë mendime, për të diskutuar hapur mbi funksionimin e sistemit tonë politik, sfidat e demokracisë si dhe rolin e Kuvendit.
Me grupin e studentëve u ndam me një porosi nga ana ime që ata të jenë zëri i shoqëris dhe komunitetit, politikën ta shohin si një proces të rëndësishëm por të ruajnë respektin për tjetrin, të dëshmojnë se mund të jenë të ndryshëm në ide, të fortë në qëndrime por të bashkuar në qëllime njerëzore.