Imerlije Saliu: E vërteta nuk duhet fshehur, VLEN-i votoi PRO për Gazën

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar pas akuzave se deputetët e VLEN-it nuk e kanë mbështetur rezolutën e një deputeti të opozitës për krizën humanitare në Gaza, duke theksuar se mbështetja e saj dhe e kolegëve të VLEN-it nuk ka qenë e motivuar politikisht, por ka ardhur si qëndrim njerëzor dhe parimor.

“Pavarësisht se propozimi për Rezolutën për krizën humanitare në Gaza erdhi nga opozita, unë bashkë me kolegët e VLEN-it votuam PRO – sepse për ne kjo nuk është çështje politike, por çështje njerëzore”, theksoi Saliu.

Ajo ka sqaruar se nga 16 deputetët që votuan pro rezolutës, 5 ishin nga VLEN dhe kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. “E vërteta nuk duhet selektuar,” shtoi ajo, duke kritikuar ata që përmendin vetëm një pjesë të votave.

Saliu ka qenë e qartë në qëndrimin e saj për luftën në Gaza, duke e quajtur atë “gjenocid dhe krim kundër njerëzimit” sipas çdo standardi ndërkombëtar. Ajo paralajmëroi kundër relativizimit të tragjedisë palestineze dhe kundër përdorimit të saj për përfitime politike.

“Me Gazën nuk bëhet fushatë politike – Gaza është plagë e hapur dhe turp i gjithë njerëzimit,” përfundoi deputetja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button