Ilir Kulla: VMRO-DPMNE mbështetet fuqishëm nga SHBA, janë broçkulla spekulimet kundër saj
Analisti dhe eksperti i Sigurisë nga Shqipëria, Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë”, ka deklaruar se deklaratat që VMRO-DPMNE është parti pro-ruse, janë broçkulla. Duke folur për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, analisti Kulla, theksoi se VMRO-DPMNE është partia e cila është hapur kundër “Ballkanit të Hapur”. Ai ka thënë se partia e Hristijan Mickoskit mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“I kanë marrëdhëniet më të shkëlqyera edhe me Amerikanët dhe një nga gjërat që bënë Amerikantë, i ndihmuan kur kusheriri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish-drejtor i shërbimit që u dënua me burg, u fut në listë të zezë, donte tua merrte partinë e ti përzërë, ata duke u mbështetur nga amerikanët, nuk e lanë të kthehet prapa Gruevski që tua merrte partinë edhe u mbshtetën fort nga perëndimorët”, tha analisti Ilir Kulla.
Analisti Kulla, tha se VMRO-DPMNE është partia që ka bërë reforma të mëdha brenda saj dhe ka njerëz që janë me ndikim tepër të madh tel Partitë Popullore Europiane.
“Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski, që unë e kam mik, ka qenë nënkryetari i parë i Këshillit të Europës më i ri në moshë dhe është një nga anëtarët e kryesisë më të rëndësishëm të Partive Popullore dhe me shumë influencë në Partitë Popullore Eurpiane”. deklaroi analisti Ilir Kulla.