Idriz Orana dhe Daim Luçi i bashkangjiten ekipit të opozitës

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për aderime masive në radhët e ASH-së si pjesë e koalicionit VLEN.

Ai njoftoi për aderimin e Dr.Idriz Oranës që është bërë pjesë e opozitës shqiptare (VLEN), por edhe të ish-zëvendësministrit të Kulturës, Daim Luçi, që po ashtu u radhit në krahun e opozitës. Pas tyre ishin edhe një numër i konsiderueshëm i aktivistëve të tjerë që u radhitën përkrah ASH-së dhe VLEN.

“Sonte patëm një ceremoni të veçantë kushtuar një personaliteti si është dr. Idriz Orana,i cili i shtohet Ekipit Tonë.
Ky aderim u duartrokit nga qindra persona që ishin në Shkup me ne. Na u bashkangjit dhe z.Daim Luçi (ish-zv/ministër), i cili bashkë me të gjithë të tjerët e ka bërë Opozitën Shqiptare VLEN një Lëvizje Të Madhe!
Ndryshimi Bëhet Në 24 Prill!”, ka shkruar Taravari. (INA)

https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/posts/963172481839778?ref=embed_post

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button