Ibrahimi: VLEN ka sjellë më shumë fonde për komunat se çdo qeveri e mëparshme

Mbrëmë në Tetovë u bë hapja zyrtare e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale. Në këtë ngjarje foli edhe kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit, Zeqirija Ibrahimi, i cili theksoi rezultatet e deritanishme të qeverisjes së VLEN-it, duke e cilësuar si periudhën më të suksesshme për zhvillimin e komunave shqiptare.

Ibrahimi sfidoi publikisht partitë kundërshtare që të krahasojnë punën e tyre gjatë mandateve të mëparshme me kontributin e VLEN-it në vetëm një vit e gjysmë qeverisje.

“Unë jap edhe një ofertë tjetër. Le ta zgjedhin ata cilin do vit tjetër të mandatit të tyre, bile, bile të gjitha vitet që kanë qenë në Qeveri, dhe të krahasohen me këtë vit nga VLEN-i. I sfidoj publikisht dhe ditët në vijim le të dalin le të flasin me shifra. Asnjë qeveri në të kaluarën nuk ka sjellë aq shumë fond për zhvillim të komunave sa ka sjellë VLEN-i për këtë një vit e gjysmë në qeverisje”, deklaroi ai.

Sipas Ibrahimit, rezultatet konkrete në përmirësimin e infrastrukturës dhe investimeve në komunat shqiptare janë dëshmi e drejtpërdrejtë e efektivitetit të këtij koalicioni në qeveri.

“Nëse ka dikush arsye që të kërkojë mbështetje për pushtetin lokal, është pikërisht VLEN-i,” përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button