Ibrahimi uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Njëri nga eksponentët e lartë të koalicionit VLEN, Zeqiirja Ibrahimi, ka uruar besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit.
“Muaji i Ramazanit po vjen që të na e ofrojë mundësinë e këtij viti për ta rikëndellur shpirtin tonë dhe për t’i rilidhur fijet e shkëputura të shpirtit gjatë njëmbëdhjetë muajve të kaluar në përpëlitjet e përditshmërisë dhe rutinës së imponuar nga jeta në kushte të modernitetit.
Me shpresë se agjërimi i këtij muaji do jetë një purgator i shpirtit tonë drejt lumturisë hyjnore, jua uroj nga zemra fillimin e muajit të madhnueshnueshëm të Ramazanit dhe lutem që këtë muaj ta kalojmë me solidaritet, dashuri, përshpirtshmëri dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button