Ibrahimi: Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, model i kushteve moderne në arsim

Zeqirija Ibrahimi, njëri nga liderët e VLEN-it, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, me ftesë të rektorit të këtij institucioni, Prof. Dr. Lütfi Sunar. Në këtë ngjarje solemne, ai ishte i shoqëruar edhe nga deputeti Bekim Sali.
Në një status në rrjetet sociale, Ibrahimi ka vlerësuar rolin kyç të arsimit në zhvillimin e shoqërisë, duke theksuar kontributin që Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik po jep përmes kushteve moderne dhe cilësisë së lartë akademike.
“Arsimi është themeli më jetik i çdo shoqërie,” ka shkruar ai, duke shprehur mirënjohje për ftesën dhe respekt për punën që bëhet në këtë institucion.