Ibrahimi: U bëj thirrje deputetëve ta mbështesin projekt-ligjin për Medresenë

Pasi është miratuar nga Qeveria, projekt-ligji për Medresenë “Isa Beu” duhet të kalojë edhe filtrin e Kuvendit dhe që të miratohet duhet të gjejë mbështetjen e shumicës së deputetëve. Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi u bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin këtë projekt-ligj.
“Le të vazhdojmë së bashku drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të ndritur, sepse ia VLEN“, deklaroi Ibrashimi.



