Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë.
“Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001.
I dënoj ashpër dhe ftoj organet kompetente që të merren seriozisht me rastin me qëllim që të mos përsëriten ngjarje të këtilla.
Sporti është përbashkues i popujve dhe vlerave në të cilat besojmë. E nuk duhet të jetë mjet përçarjeje dhe nxitjes së përbuzjes e urrejtjes.
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë! Vlerat multietnike janë pasqyra e ekzistencës së këtij vendi. Të mos lejojmë që këto vlera të prishen”, ka shkruar Ibrahimi.