Ibrahimi: Tetovarët tashmë e kanë vendosur, 2 nëntori është vetëm formalitet

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shprehur bindjen se qytetarët e Tetovës tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre për të ardhmen e qytetit, duke theksuar se raundi i dytë i zgjedhjeve më 2 nëntor do të jetë vetëm një konfirmim i fitores së Bilall Kasamit.

“Buzë rrezeve të Sharrit, në sheshin e Tetovës, kafeja ka shije afër kryetarit të vjetër-të ri të Tetovës, Bilall Kasami,” shkroi Ibrahimi në një postim, duke e shoqëruar mesazhin me tone optimizmi dhe siguri për rezultatin.

Ai shtoi se tetovarët që më 19 tetor e kanë dëshmuar qartë se çka duan dhe si duan ta shohin Tetovën, ndaj raundi i ardhshëm, sipas tij, është “vetëm formalitet”.

Mesazhi i Ibrahimit vjen në prag të fazës përmbyllëse të fushatës zgjedhore, ku VLEN po synon ta forcojë mbështetjen qytetare për një mandat të dytë të Bilall Kasamit në krye të Komunës së Tetovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button