Ibrahimi: Të gjithë deputetët e VLEN flasin shqip, por, kjo nuk ndodh me deputetët e Frontit Evropian

Lideri i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi gjatë raportimit një vit qeverisje VLEN ka përmendur të arriturat e kësaj qeverie.
Kur jemi te gjuha shqipe, Ibrahimi ka përmendur faktin se të gjithë deputetët e VLEN flasin shqip. Porse, kjo gjë nuk ndodh me deputetët e Frontit të Kuq Popullor ose Frontit Evropian.
“Ndonëse këta mburravecët e opozitës së hutuar na lodhën me akuzën se po dëmtohet gjuha shqipe, siç e dinë të gjithë, ajo nuk u dëmtua fare. E vërteta e hidhur është se ata e kanë lënë shqipe në gjendjen e gjuhës së minoritetit dhe gjuhë të përkthyer, por nuk ka askush në këtë shtet që mund të argumentojë me asgjë se ka ndonjë degradim të gjuhës shqipe. Bile, të gjithë deputetët e VLEN-it flasin shqip, gjë që nuk ndodh edhe me grupin parlamentar të Frontit të Kuq Popullor ose, si i thonë ata, Europian”, nënvizoi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button