Ibrahimi: Shkëndija po na bën krenarë!

Kryetari i Alternativës, dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas suksesit të arritur nga Shkëndija e Haraçinës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Shkëndija po na bën krenarë!
Urime Shkëndijes që me pasion, përkushtim dhe lojë të bukur po përfaqëson denjësisht futbollin tonë.
Çdo fitore e juaja është më shumë se sport, është emocion, bashkim dhe krenari për gjithë tifozët dhe sportdashësit!”, ka shkruar Ibrahimi.