Ibrahimi : Shef i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare në vitin 2011 e nënshkroi vendimin që shpërbleu kriminelin e luftës së Lubotenit me 5000 euro në muaj

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë bërjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve të Lubotenit, ka theksuar se në vitin 2011, shefi i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare, e nënshkroi vendimin me të cilin u shpërblye krimineli i luftës për masakrat në Luboten, me 5000 euro në muaj.
“Deri tash Luboteni, jo që nuk ka gëzuar mbështetje të shtetit, por ata të cilët ishin deri dje në pushtet, në vitin 2011 e vendosën në mbledhje të Qeverisë që kriminelit të luftës i cili i shkaktoi këto vdekje ti ndahen nga 5000 euro në muaj. Eksponenti i cili e ka nënshkruar atë vendim sot është shef i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare. InshAllah nuk përsëriten asnjëherë këto ngjarje. Obligimi i jonë është që edhe ti kujtojmë edhe të marrim leksion se si duhet të zhvillohet bashkëjetesa në mes të popujve. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos të na përsëritet asnjëherë”, deklaroi Ibrahimi.