Ibrahimi: Saraji gati për fitoren e padiskutueshme të VLEN më 19 tetor

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka ndarë një moment nga takimi me strukturat e partisë në Saraj, ku u diskutua për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
“Një kafe çasti me shokët e Alternativës dega në Saraj. Biseduam për shumë tema, por tema aktuale ishte ajo e fitores së padiskutueshme të VLEN në zgjedhjet e 19 tetorit të këtij viti,” ka shkruar Ibrahimi.
Ai u shpreh i bindur se ky bastion do të vazhdojë rrugën e ndryshimit të nisur në zgjedhjet parlamentare.
“Saraji është gati për ta vazhduar ndryshimin që e bëmë në zgjedhjet parlamentare,” theksoi kreu i Alternativës.