Ibrahimi: Projekti i ujësjellësit për Lubotenin është miratuar në Qeveri

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë bërjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve të Lubotenit, ka theksuar se në Luboten nuk bënë që të shkohet vetëm për homazhe dhe keqardhje, por duhet të folet edhe për projektet që Qeveria e këtij vendi ka paraparë për to.
Njëri prej projekteve që ky fshat e ka pritur gjatë kohë e që tashmë është miratuar në Qeveri është edhe projekti i ujësjellësit.
“Që të mos vijmë vetëm duarthatë, sic thotë populli, Qeveria në të cilën bëjmë pjesë ne, në njërën prej mbledhjeve të fundit, kа miratuar edhe projektin e ujësjellësit të fshatit Luboten. Andaj nuk dëshirojmë që vetëm të vijmë edhe të shprehim keqardhje, por, dëshirojmë të vijmë edhe me lajme të mira se Qeveria jonë angazhohet edhe për të mirat e fshatit Luboten për të cilat kemi folur shumë shpesh në të kaluarën ”, deklaroi Ibrahimi.